Bujtina ndodhet në vijën e parë të shtepive të fshatit dhe përpara saj shtrihen lëndina të gjelbëruara në mes të kodrave të cilat rrethohen nga luginat dhe malet e Golëmit. Vila “Dr. Bizhga” Agroturizëm, është konceptuar si një mini-resort me një sipërfaqe rreth 2000 m2, në të cilën ndodhen ambjente sportive, relaksimi dhe kopshte për mbjellje perimesh, lulishte, pemë frutore dhe dekorative si dhe godina me dy kate mbi toke dhe një kat nën tokë, me një siperfaqe totale ndertimi rreth 600 m2 katror. Në katin nëntokësor janë vendosur ambjentet teknike për funksionimin e vilës dhe një sallë lojrash, bilardo, ping-pong, bibliotekë, mini palester etj. Në katin 0 është vendosur guzhina, bari/restoranti, ambjentet hidro-sanitare me paisje dhe parametra bashkëkohorë për të mundësuar përgatitjen e gatimeve dhe pijeve, servirjen dhe konsumimin e tyre në një mjedis sa më të këndshëm dhe me kushte perfekte higjeno–sanitare. Në këtë kat ndodhet dhe një dhomë format “Suite” me dy ambjente të veçanta, e cila plotëson të gjitha kushtet për një qëndrim sa më të rehatshëm. Në katin e parë ndodhen 6 dhoma, 2 prej të cilave të formatit “Suite” me siperfaqie 26 m2 dhe katër të tjerat janë dhoma normale me siperfaqe 20 m2. Dhomat janë të pajisura me ambiente private higjeno-sanitare dhe arredim bashkëkohor. Gjithçka është e re dhe ne kujdesemi vazhdimisht për të ruajtur një nivel të lartë të higjenës dhe pastërtisë së ambjenteve hotelerike. Dhomat sigurojnë pamje mbresëlënëse të fshatit dhe maleve përreth në çdo kohë.


















Ambjentet e jashtme përfshijnë një oborr të madh, që mundëson qëndrimin (veçanërisht gjatë verës) nën hijen dhe freskinë e pemëve, një tendë, një guzhinë për gatimet tradicionale, një fushë volejbolli dhe basketbolli, tualete të jashtme, rrugicat lidhëse. Ndërkohë, trualli përreth bujtinës është shfrytëzuar për të mbjellë pemë frutore dhe dekorative si dhe një pjesë për të mbjellë perime stinore.
FAQ
Ofrojmë dhoma dyshe të rehatshme dhe suita luksoze me pamje panoramike.
Po, si pjesë e Agroturizmit Dr. Bizhga, mysafirët mund të shijojnë kuzhinën tradicionale shqiptare me produkte bio.
Po, parkimi privat ofrohet falas për të gjithë vizitorët tanë.
Po, WiFi me shpejtësi të lartë është i përfshirë në çdo dhomë dhe hapësirë të vilës.
Po, ne ofrojmë ekskursione lokale, vizita në fermë dhe aktivitete në natyrë për mysafirët tanë.

Të qëndrosh në Agroturizmin Dr. Bizhga do të thotë të përjetosh momente autentike, të marrësh frymë qetësinë e natyrës dhe të shijosh çdo rehati në liri të plotë.
+355 68 2267414
Keni pyetje ose dëshironi të rezervoni qëndrimin tuaj tani?
Agroturizëm – Vila Dr. Bizhga © 2026 All Rights Reserved.
WhatsApp us