Golëmi është një nga fshatrat e krahinës së Kurveleshit (Kurveleshi i Sipërm) që është pjesë e Krahinës Malore Jugore dhe karakterizohet nga një terren përgjithësisht malor. Një nga karakteristikat e veçanta të kësaj krahinë janë kanionet e bukura dhe mbresëlënëse që ndajnë malet e larta të saj. Më i famshmi ndër ta është Kanioni i Nivices, i cili fillon në fshatin Nivicë dhe mbaron në Tepelenë. Pjesë e këtij kanioni është ujëvara e famshme e Peshturës, e cila ndodhet mes fshatrave Progonat dhe Lekedush. Të dyja këto atraksione turistike ndodhen vetëm 6 km nga Golëmi (Vila “Dr. Bizhga” Agroturizem), një distancë që mund të përshkohet lehtësisht, si në këmbë (për ata që pëlqejnë hajking) ashtu edhe me makinë.
Golëmi ndodhet vetëm 30 km nga Gjirokastra dhe është i rrethuar nga një natyrë e egër dhe e papërsëritshme. Kjo zonë karakterizohet nga kanione të thella, lugina mbresëlënëse dhe burime të shumta me ujë të kristaltë që burojnë nga malet përreth. Ndër atraksionet më të njohura janë Kanioni i Nivicës dhe Ujëvara e Peshturës, të cilat ndodhen shumë pranë dhe mund të vizitohen lehtësisht.
Territori përreth është i pasur me pyje pishash, kullota alpine dhe një shumëllojshmëri bimësh e lulesh që gjatë verës e shndërrojnë zonën në një qilim shumëngjyrësh. Ajri i pastër dhe qetësia që mbizotëron krijojnë një ambient ideal për pushim dhe rigjenerim.


Në këtë parajsë të vërtetë ndodhet Golëmi. Është fshati me lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit (1000-1200m) në gjithë krahinën e Kurveleshit. Është një fshat me një bukuri të veçantë, që i ngjan një amfiteatri gjigand. Një pamje të tillë i japin malet e larta që e rrethojnë dhe krijojnë kurorën e tij të papërsëritshme.
Fshati është i gjelbëruar, kryesisht me pemë frutore të shumëllojshme, të tilla si hardhi, mollë, qershi, arrë, gështenjë, dardhë, kumbulla, ftonj, si dhe shkurre të ndryshme shumëvjecare. Në pjesën veriore të fshatit qëndron një kurorë shumë e bukur me pisha, e cila përfaqëson, jo vetëm një pikë dominuese nga ku mund të shijohet natyra dhe ajri i pastër, por edhe një mundësi për “hajking” dhe për eksplorim të mëtejshëm.
Golëmi eshte fshat me një kontribut të veçantë në historinë e Labërisë dhe të Shqiperisë në të gjitha kohërat. Kushdo që e viziton Golëmin do të ketë mundësinë të njihet edhe me histori dhe ngjarje të rralla të zhvilluara në këtë trevë në kohë të ndryshme, ngjarje që shumë herë janë të veçanta dhe të padëgjuara diku tjetër. Thuhet se në Golëm është zhvilluar një nga betejat e para kundër pushtuesve turq, e udhëhequr nga Gjergj Arianiti (që, nisur nga emri – Aranit Golem Komnen Topia – dhe shumë fakte të tjera, supozohet se e ka origjinën nga ky fshat) dhe vizitorët kanë mundësine të shikojnë fushën ku mendohet se është zhvilluar kjo beteje. Ekziston gjithashtu një hipotezë se në këtë fshat është edhe varri i Gjergj Arianitit, në vendin e quajtur Varri i Gjergjit. Nga fshati Golem kanë dalë shumë personalitete që përfaqësojë fusha të ndryshme: shkencë, art, sport, etj. Personaliteti më i shquar i Golëmit, është Dr. Bilal Golemi, mikrobiologu me famë ndërkombëtare, emrin e të cilit e mban sot Instituti i Kërkimeve Veterinare në Tiranë. Po kështu, nga ky fshat kanë dalë disa kampionë kombëtarë në disiplina të ndryshmë të sportit.


1. Nga Tepelena – Gjirokastër (Votuca → Golëm)
2. Nga bregdeti (Qeparo → Kuç → Progonat → Golëm)
~45 km nga Qeparo
~100 km nga Vlora
Rrugë turistike me pamje spektakolare
3. Tepelenë → Progonat → Golëm
~25 km
Pamje fantastike dhe ndalesa panoramike
4. Në këmbë (Zhulat → Kaparjel → Golëm)
Për aventurierët
Shteg natyror me ujëra të kristalta
+355 68 2267414
Keni pyetje ose dëshironi të rezervoni qëndrimin tuaj tani?
Agroturizëm – Vila Dr. Bizhga © 2026 All Rights Reserved.
WhatsApp us