Vila 'Dr.Bizhga' agroturizem, ndodhet ne fshatin Golem bashkia Gjirokaster.

+355 68 2267414 info@agroturizemdrbizhga.com

Hyrja nga ora 15:00, largimi deri në orën 10:30.

Agroturizëm - Vila “Dr. Bizhga”

Atraksione turistike në Golëm

Atraksionet turistike më të bukura në Golëm dhe Kurvelesh

Destinacionet turistike më të veçanta konsistojnë në kurorën e maleve të Golemit, Kanionin e Vezhishtit me ujvarat e lumit të Vezhishtit, Gurin e Çpuar, Buzën e Qyçit, Luginën e Kaparielit, Krapën, e cila perfaqëson një fenomen gjeologjik me pamje shumë interesante që konsiston në çarjen qendrore dhe shembjen e gjysmës së malit. Nga Golemi mund te vizitohen destinacionet turistike më të famshme të Kurveleshit të tilla si Ujvara e Peshtures dhe Kanionet e Nivicës të cilat jane rreth 6-7 km larg nga Golëmi. Rruga për t’i vizituar është rikonstruktuar kohët e fundit, është rrugë e bardhë dhe e përshtatshme për cdo lloj automjeti. Ndërkohë nga Golemi mund te kalohet ne bregdet (Qeparo, 45km) dhe Vlore (100km).

Kurora e maleve të Golëmit – panorama dhe natyrë spektakolare

Golëmi është i rrethuar nga të gjitha anët nga male, lartësia e të cilave shkon deri në 1850. Janë male me një bukuri të rrallë dhe me pamje që shijohet gjatë gjithë vitit. Gjatë dimrit mbulohen nga dëbora ndërkohë që pamja e tyre në pranverë dhe verë është vërtetë mahnitëse nga gjelbërimi dhe lulet shumëngjyrshe.

Në jug-lindje të fshatit ndodhet Mali i Pusit, një kullotë verore me një pamje të bukur. Është rreth 1600 m mbi nivelin e detit dhe ndan fshatin Golëm me Zhulatin. Ngjitja në këtë mal është e vështirë nga Zhulati, ndërkohë që nga Golëmi ai mund të ngjitet lehtësish nga kushdo që pëlqen ecjen në këmbë.

Në veri dhe verilindje të fshatit ndodhen mali i Leskës, Mali i Shënjepremtes dhe Maja e Mollës. Janë male që nuk e kalojnë lartësinë 1500 m mbi nivelin e detit, që shërbejnë si kullota verore dhe janë të shkëlqyera për ata që pëlqejë sportin e hajking-ut.

Në anën perëndimore të fshatit shtrihen malet e Bucjelit, Gravës dhe Gjeshnikoshit. Ky i fundit ka një lartësi 1848 m mbi nivelin e detit dhe është mali më i lartë i kësaj zone. Përtej tyre ndodhet fshati Frerrë dhe më tej bregdeti i Borshit dhe Himarës. Janë përgjithësisht të zhveshur dhe shërbejnë si kullota verore për blegtorinë. Në jug të tyre ndodhet Lugina e Kaparjelit me gjatësi rreth 10 km, me burime të shumta uji të kulluar dhe kanione, pyje dhe një natyrë të egër të veçantë.

Ndërkohë, malet e Golëmit janë të pasur edhe me faunën e tyre ku mund të përmendim dhelprën, lepurin, ujkun, çakallin, derrin e egër, kaprollin, etj. Hijeshinë e këtyre maleve e shton thëllëza e malit, një shpend me një bukuri të rrëllë që jeton në tufa dhe gjendet me shumicë në lartësitë e Golemit.

Guri i Çpuar – vend i shenjtë dhe pikë panoramike në Kurvelesh

Është një shkëmb që ndodhet në kufirin midis Golëmit dhe Progonatit dhe që shënon gjithashtu edhe kufirin midis bashkisë së Gjirokastrës dhe Tepelenës. Nga banorët është konsideruar brez pas brezi si një vend i shenjtë. Njerëzit vinin këtu (dhe vijojnë të vijnë), ndiznin qirinj dhe luteshin për fat të mirë dhe për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre. Në kohën e komunizmit, këto ritual zhvilloheshin në fshehtësi, ndërkohë që sot, në katë vend është ndërtuar një tyrbe.

Ky vend është edhe një pikë panoramike dominuese nga ku mund të soditen malet dhe rrafshnalta e Kurveleshit të Sipërm.

Mulliri i Kaparielit – trashëgimi historike e zonës

Ne fshatin Kapariel gjenden rrënojat e disa mullinjve që punonin me ujin e lumit, por me i njohuri ka qenë mulliri “i Bizhge”, i ndërtuar ne vitin 1924 dhe shumë i dëgjuar në gjithë krahinën e Kardhiqit për kohën që finksiononte.

Mulliri kishte tre funksione të njëkohshme: bluarja e drithit, larja e rrobave të leshit, shumë të përdorshme dhe të domosdodhme për kohën, si dhe përpunimi i tyre në derstilë.

Nga mulliri, sot kane mbetur vetëm rrënojat dhe dallohet vija e ujit, muret mbajtese, dhe disa element të tjerë që dëshmojnë për vlerat historike dhe kulturore të banorëve zonës, përpara një shekulli.

Mulliri plotëson kriteret për tu shpallur monument kulture i kategorisë së tretë dhe përbën një objekt shumë interesant për t’u vizituar dhe krijuar një imazh mbi jetën e banorëve të kësaj krahine në të shkuarën.

Lugina e Kaparielit – natyrë e egër dhe aventurë në zemër të Kurveleshit

Lugina e Kaparielit lidh fshatin Golëm me Zhulatin dhe me Luginën e Kardhiqit. Në mes të kësaj lugine ndodhet fshati Kapariel. Lugina ka një gjatësi rreth 10 km dhe është e shtrirë në formë kanioni. Asaj i bashkohen gjithashtu disa lugina më të vogla që ndajnë shpate malesh të thepisur, por të pyllëzuar, lartësia e të cilëve arrin deri në 1 700 m mbi nivelin e detit.

Lumi i Kaparielit është bashkim i burimeve ujore që rrjedhin nga luginat gjatë trajektores së tij, dikur me prurje te konsiderueshme, sidomos gjatë stinës së dimrit, ndërkohë që sot sasia e ujit është pakësuar ndjeshëm, por që, gjithsesi vazhdon të jetë dega kryesore e Lumit të Kardhiqit. Shtrati i lumit, në pjesen me te madhe të tij, ndan nga njeri tjetri malet, të cilat janë kryesisht me përbërje gëlqerore, të thepisur, me forma dhe strukturë të larmishme, por shumë të pyllëzuar.

Lumi i Kaparjelit, me ujë të kristaltë dhe shumë të ftohtë, me shkallë të ndryshme vështiresie për të ecur përgjatë trajektores së tij, në stinën e verës mund të shërbejë si një atraksion turistik shumë i mirë për turizmin e aventurës. Freskia e lumit, e shoqëruar me hijen e pemëve përgjate rrjedhës së tij, nën një peisazh malor me bimësi të shumëllojshme, e bëjnë udhë duke mundësuar çlirimin e adrenalinës dhe energjive të brendëshme pozitie.

Lumi mund të eksplorohet duke u nisur nga Golëmi në drejtim të Zhulatit apo në drejtimin e kundërt. Lugina e Kaparielit është nje habitat natyror i virgjër dhe totalisht i pa eksploruar deri sot. Duke qenë së bukuritë dhe pasuritë natyrore, janë të shumta dhe te larmisheme, lugina pa dyshim mund te shërbejë si një atraksion turistik shumë i mirë për gjatë gjithë vitit për eksploruesit dhe adhuruesit e natyrës.

Kanioni dhe katarakti i Vezhishtit – ujëvara dhe aventurë në natyrë

Ndodhet 1 km larg nga resorti dhe ka nje pamje shumë të bukur. Në krye të kanionit ndodhet burimi fillestar i lumit të Vezhishtit, rrjedhës së të cilit i bashkohen burime të tjera duke u kthyer më poshtë në lumin e Kaparjelit dhe Akoma më poshtë, në lumin e Kardhiqit. Shpatet e kanionit janë shkëmborë dhe shumë të thepisur, ndërkohë që nuk mungojnë kalimet për këmbësorët.

Përgjatë rrjedhës së tij, lumi formon katarakte, dy prej të cilëve janë vërtetë shumë të bukur, duke krijuar në fundin e tyre hauze me ujë të ftohte e të kulluar që mund të shfrytëzohen për tu larë dhe bërë bërë banjo dielli në qetësinë olimpike të natyrës.

Ndërkohë, faqet anësore dhe shkëmbore të kanionit mund të shfrytëzohen nga të pasionuarit e alpinizmit. Faqja me e thepisur e kanionit, në krye të tij, quhet “buza e Qyçit”.

Telefono tani

+355 68 2267414

Ne jemi gjithmonë këtu për të ndihmuar!

Keni pyetje ose dëshironi të rezervoni qëndrimin tuaj tani?

WhatsApp Now

Në zemër të Golem-it, pranë qytetit historik të Gjirokastrës, ndodhet Agroturizëm Dr. Bizhga

Lidhje e dobishme

Adresa

Vila 'Dr.Bizhga' agroturizem, ndodhet ne fshatin Golem bashkia Gjirokaster.

Kontaktet

info@agroturizemdrbizhga.com

+355 68 2267414

Agroturizëm – Vila Dr. Bizhga © 2026 All Rights Reserved.