Vila 'Dr.Bizhga' agroturizem, ndodhet ne fshatin Golem bashkia Gjirokaster.

+355 68 2267414 info@agroturizemdrbizhga.com

Hyrja nga ora 15:00, largimi deri në orën 10:30.

Agroturizëm - Vila “Dr. Bizhga”

Mikëpritja jonë

Një vend ideal për relaks, natyrë dhe pushime në mal

Golëmi është një vend shumë i mirë për t’u relaksuar dhe argëtuar për të gjitha grupmoshat dhe ka një peizazh natyror fantastik në të gjitha stinët e vitit. Ofron githashtu mundësi për të parë nga afër dhe për t’u miqësuar me kafshët shtëpiake dhe blektorale, në mënyrë të veçantë për fëmijët. Ajri i paster, aroma e luleve, qetësia që mbizotëron dhe që thyhet vetëm nga tingujt e këmboreve dhe zileve të blektorise si dhe cicerimat e zogjve krijojnë një mjedis natyror relaksues me efekte te medha pozitive të rigjenerimit psiko-emocional duke sjellë mbresa positive qe mbeten thellë në memorien e vizitorit.

Banorët dhe traditat e zonës

Golëmasit shquhen si blegtorë të zotë sidomos mbarështues të deles së vendit. Janë njerëz punëtorë, të zgjuar e të ndershëm dhe shquhen për një tipar dallues që i bën të veçantë, për humorin e “hollë” të shprehur nëpërmjet alegorisë, sarkazmës dhe ironisë. Historitë me batutat e golëmasve, sidomos në periudhn e komunizmit ku fjala e lirë ishte e ndaluar, janë te mirënjohura në gjithë vendin. Kjo natyrë njerëzore, me sens të theksuar humori, i ka dhënë gëzim dhe optimizëm jetës, që nisur nga kushtet në të cilat është jetuar, nuk ka qenë aspak e lehtë.

Vila “Dr. Bizhga” Agroturizëm – komoditet dhe mikpritje në zemër të natyrës

Bujtina ndodhet në vijën e parë të shtepive të fshatit dhe përpara saj shtrihen lëndina të gjelbëruara në mes të kodrave të cilat rrethohen nga luginat dhe malet e Golëmit. Vila “Dr. Bizhga” Agroturizëm, është konceptuar si një mini-resort me një sipërfaqe rreth 2000 m2, në të cilën ndodhen ambjente sportive, relaksimi dhe kopshte për mbjellje perimesh, lulishte, pemë frutore dhe dekorative si dhe godina me dy kate mbi toke dhe një kat nën tokë, me një siperfaqe totale ndertimi rreth 600 m2 katror.

Në katin nëntokësor janë vendosur ambjentet teknike për funksionimin e vilës dhe një sallë lojrash, bilardo, ping-pong, bibliotekë, mini palester etj.

Në katin 0 është vendosur guzhina, bari/restoranti, ambjentet hidro-sanitare me paisje dhe parametra bashkëkohorë për të mundësuar përgatitjen e gatimeve dhe pijeve, servirjen dhe konsumimin e tyre në një mjedis sa më të këndshëm dhe me kushte perfekte higjeno–sanitare. Në këtë kat ndodhet dhe një dhomë format “Suite” me dy ambjente të veçanta, e cila plotëson të gjitha kushtet për një qëndrim sa më të rehatshëm.

Në katin e parë ndodhen 6 dhoma, 2 prej të cilave të formatit “Suite” me siperfaqie 26 m2 dhe katër të tjerat janë dhoma normale me siperfaqe 20 m2. Dhomat janë të pajisura me ambiente private higjeno-sanitare dhe arredim bashkëkohor. Gjithçka është e re dhe ne kujdesemi vazhdimisht për të ruajtur një nivel të lartë të higjenës dhe pastërtisë së ambjenteve hotelerike. Dhomat sigurojnë pamje mbresëlënëse të fshatit dhe maleve përreth në çdo kohë.

Telefono tani

+355 68 2267414

Ne jemi gjithmonë këtu për të ndihmuar!

Keni pyetje ose dëshironi të rezervoni qëndrimin tuaj tani?

WhatsApp Now

Në zemër të Golem-it, pranë qytetit historik të Gjirokastrës, ndodhet Agroturizëm Dr. Bizhga

Lidhje e dobishme

Adresa

Vila 'Dr.Bizhga' agroturizem, ndodhet ne fshatin Golem bashkia Gjirokaster.

Kontaktet

info@agroturizemdrbizhga.com

+355 68 2267414

Agroturizëm – Vila Dr. Bizhga © 2026 All Rights Reserved.